“Në botën civilizuese asnjëherë nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre”
Presidenti i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili drejtoi akuza në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsionin në vend pas skandalit me rezervat shtetërore.
Pacolli ka thënë se në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar asnjëherë nuk ka dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre.
“Nuk kam dyshime për aftësitë e kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribuon në ‘qeverisjen me duar të pastërta’, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.