Në Bresalc të Gjilanit gjenden 42 granata dore
12 nëntor 2021
| 11:30
Një banor i fshatit Bresalc të Gjilanit ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsej 42 copë granata dore.
Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, sipas raportit të policisë.