Në Britani të Madhe punëtorët shtiren si të sëmurë për të mos shkuar në punë
Dy në pesë të rritur do të shtihen si të sëmurë vetëm e vetëm për të marrë një ditë pushim, sugjeron një studim i Com Res për BBC-në.
Kur u morën në pyetje mbi moralin dhe vlerat e tyre, njerëzit pranuan se gënjejnë për sëmundje, duke marrë kredi për punën e njerëzve të tjerë.
Ndërsa stafi më i ri gënjeu më shpesh sesa më të vjetrit, ata ishin më të gatshëm të paraqiteshin para kolegëve.
Një punëtor mesatarisht kërkon rreth katër ditë pushim në vit për shkak të sëmundjes, tregojnë të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare.
Arsyet më të zakonshme për të mos shkuar në punë në vitin 2018 ishin ftohja e zakonshme, problemet muskulore si dhimbja e shpinës, kushtet e shëndetit mendor dhe problemet e “tjera”.
Pjesë e sondazhit të gjerë në Britaninë e Madhe ishin 3,655 të rritur të moshës mbi 16-vjeç. Gjetjet janë pjesë e një studimi më të madh në lidhje me atë se çfarë njerëzit në këtë shtet evropian e shohin si të drejtë dhe të gabuar.
Përveç sëmundjeve të rreme, punonjësit shpesh janë gjithashtu të përgatitur për të mbuluar kolegët kur e dinë se ata janë duke u shtirë si të sëmurë. Sondazhi zbuloi se 66% nuk do t’u tregonin shefave nëse ata e dinin se kolegët e tyre mungojnë në punë, por jo edhe që janë të sëmurë.
Hayley Lewis, një psikolog i profesionit, tha se duhet besim për t’i thënë shefit tuaj se keni nevojë për një pushim, dhe nëse marrëdhënia është e keqe, punonjësit janë të prirë që kjo të jetë më pak e vërtetë.