Në Brunek/Brunico të Italisë: Përurim i shkëlqyer i romanit “Eskadronët e vdekjes” në italisht!

04 mars 2024 | 21:32

Të premten, më 1 mars 2024, Shoqata atdhetare “Illiricum” organizoi përurimin e botimit në italisht të romanit “Gli skuadroni della morte” (“Eskadronët e vdekjes”) në qytetin Bruneck/Brunico të Krahinës Autonome të Bolzanos në Itali. Manifestimi u zhvillua në sallën e sheshit të të komunës “Vecchia Palesta/Alte Turhalle”, në prani të një numri të konsiderueshëm të veprimtarëve të çështjes kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Përurimin e nderoi me praninë e tij kryetari i komunës, Roland Griessmair, të cilit autori i romanit, Bardhyl Mahmuti i dhuroi një ekzemplar të romanit me dedikim.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falenderon Shoqatën “Illyricum” për këtë organizim të shkëlqyer dhe sidomos i jemi mërënjohës kryetarit të saj, Leon Pergjoka dhe veprimtarët e kesaj shoqate: Basri Bekteshi, Fahri Bekteshi, Besim Jashari, Asllan Veseli,Ahmet Mula, Kushtrim Veseli, Llesh Doda, Gegë Përgjoka, Denis Jashari, Sefedin Gashi, Elena Lekaj që e udhëhoqi manifestimit në mënyrë të shkëlqyer dhe mësuesja e mësimit në gjuhën shqipe, Diana Koci Drandafili.

Një falënderim i veçantë për kryetarin e shoqatës kulturore “Reka e Epërme” në Trento, Bardhyl Durmishi dhe anëtarët e kësaj shoqate që erdhën nga Trento në Bruniko

Një falënderim i veçantë për Bardhyl Durmishi, kryetar i shoqatës kulturore “Reka e Epërme” në Trento, dhe për Qatip Demirin, Satki Tahirin dhe Selmon Hasanin, anëtarët e kësaj shoqate që përveç mbështetjes financiare të projektit për përkthimin e romanit në italisht, erdhën nga Trento në Bruniko.

Në fund të manifestimit autori nënshkroi librat që u shpërndanë falas të pranishëmve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universitatea Craiova dhe Rapid Bukureshti kanë ndar pikët në përballjen…