Në Bujanoc shfaqen grafite me mbishkrimin ‘vdekje shqiptarëve’
Një ditë pas protestës, në Bujanoc janë shfaqur grafite me mbishkrimin “vdekje shqiptarëve”. Kështu ka bërëme dije të martën kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu.
Lutfiu ka thënë se këto grafite, qytetarët i kanë parë në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Me këtë rast, ai ka ftuar organet e rendit që të zbulohet autori i tyre dhe të merren masat për këtë veprim. “Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat“, ka shkruar Lutfiu në “Facebook”.
Ndryshe, të hënën është protestuar në Bujanoc kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Serbia. Para protestuesve ka folur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili ka thënë se në Serbi janë 24 komunitete por, sipas tij asnjëri nuk i ka problemet dhe sfidat që ka komuniteti shqiptar.