Në Bundesligë përgatiten për rifillimin e kampionatit, tifozët dalin kundër
Futbolli është pezulluar përkohësisht në shumicën e shteteve, teksa ende nuk dihet se kur do të rinisë për shkak të koronavirusit.
Megjithatë shumë shpejt mendohet të rinisin stërvitjet në Gjermani dhe më pas të rinisë kampionati, i cili pritet të vazhdojë pa praninë e tifozëve për të mos rrezikuar më shumë dhe lojtarët para ndeshjeve t’i nënshtrohen testeve. Por, kundër këtij vendimi janë tifozët e Bajernit, të cilët në një komunikatë së fundmi kanë thënë se ndeshjet fantazmë nuk janë zgjidhje.
“Karantinë për futbollin! Ndeshjet fantazmë nuk janë zgjidhje! Rifillimi i futbollit qoftë edhe në formën e ndeshjeve mes fantazmave, nuk është justifikim për situatën akuale. Nëse për javë të tëra është shfaqur vështirësia për të kryer testet për Covid-19, ideja për të vënë lojtarët e futbollit në skaner për virusin është totalisht një absurditet. Pyetja mbi përsenë, pavarësisht milionave të hedhura, nuk është bërë nga asnjë drejtues i futbollit. Ajo që ka rëndësi për ta është rifillimi sa më shpejt i kampionatit”, shkruhet në komumikatën e tifozëve bavarez.