Në burgjet afgane, qindra pjesëtarë të ISIS-it
Drejtuesi i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë në Afganistan, Ahmad Zia Saraj, ka bërë me dije se 408 pjesëtarë të grupit ekstremist militant, Shteti Islamik (ISIS) janë aktualisht në burgjet afgane.
Ai ka thënë se është duke u biseduar me 14 vende, prej nga vijnë këta persona, për të gjetur një zgjidhje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Zyrtari afgan i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e lerë Afganistanin vetëm në luftën kundër terrorizmit.
Saraj ka bërë me dije se shumica e këtyre militantëve, 299 prej 408, janë nga Pakistani, raporton “Rel”.
Nga vendet tjera, numri më i lartë është nga Uzbekistani 37, Taxhikistani 13 dhe 12 Kirgizia, pesë nga Rusia dhe 16 Kina.
Pjesëtarët tjerë të ISIS-it që gjenden në burgjet e Afganistanit janë nga: Irani, Jordani, Indonezia, Bangladeshi, India, Algjeria dhe Maldivet.