Në burgjet angleze, shqiptarët të parët
Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për numrin e të burgosurve. Dhe del se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.
“Top Channel”, duke iu referuar gazetës “The Times”, raporton se numri i shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.
Sipas këtyre shifrave tashmë shqiptarët përbëjnë 10 % të totalit të të burgosurve të huaj në burgje ndërkohë që në vitin 2013 shqiptarët në burgjet angleze përbënin vetëm 2 %.
Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimet si të përfshirë në trafikun dhe shitjen me shumicë të kokainës.
Vitet e fundit vihet re një shtim i theksuar i të dënuarve si të përfshirë në rritjen e Kanabisit artificialisht nëpër shtëpi.
Në raportin e NCA të vitit 2017 mbërrihej në përfundimin se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil e influencë të lartë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.