Në burgun e Dyzit, 85 persona me të drejtë vote

14 shkurt 2021 | 14:29

Sot të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë edhe të burgosurit. Në burgun e sigurisë së lartë në Dyz po vazhdon procesi i votimit të qytetarëve që po e kryejnë dënimin aty.

Drejtori i këtij burgu, Burim Buleshkaj, ka treguar se secili i burgosur që mbahet në institucionet korrektuese gjithherë e ka pasur të drejtën për votë.“Kemi 158 të burgosur, e nga ta sipas listës së KQZ-së 85 do ta kenë të drejtën për votim. Nuk e dimë arsyen se pse vetëm 85 prej tyre kanë të drejtë vote, ndoshta KQZ-ja ka bërë ndonjë pastrim liste”.

“Të burgosurit kanë qasje në mediet vendore, pra në kanale vendore dhe kanë pasur kohë mjaftueshëm, ndoshta si askush tjetër, për ta ndjekur fushatën dhe debatet e ndryshme”, la thënë Buleshkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta së bashku me djalin, Klestorin,…