Në burgun e Idrizovës sulmohen policët nga të burgosurit

06 janar 2020 | 23:57

Policët e burgut të Idrizovës sot, pas mesnate janë sulmuar nga dy të burgosur në hapësirat e burgut të Idrizovës.

Më 6 janar në ora 08:30 në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 02:30 në burgun e Idrizovës, për deri sa po kryenin kontrollet rutinë, zyrtarët e policisë së burgut janë sulmuar fizikisht nga të burgosurit (S.S.) dhe (K.K.).

Për identitetin e të burgosurve që kanë sulmuar gardianët e burgut nuk është bërë e ditur raportojnë mediat. Ndërsa organet e drejtësisë në Shkup i kanë marrë masat e duhura për zbardhjen e rastit-thonë nga MPB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se luftëtarët që…