Në burgun e Prishtinës, në qelitë e Adem Demaçit e Ukshin Hotit / Rrëfimi i ish-të burgosurit Emin Sallahi (Video)
I ndërtuar në fund të viteve 1940 burgu i Prishtinës është hapur për herë të parë për publikun, por tanimë si një muze dhe jo vend, ku shqiptarët e Kosovës, arrestoheshin e torturoheshin nga regjimet serbe.
Në këtë burg janë mbajtur të burgosur shqiptarë, që përkojnë me regjimet e Rankoviҫit dhe Millosheviҫit, regjime këto që njihen për tortura e trajtim çnjerëzor.
Dritare.net sjell në video reportazhin e mëposhtëm, rrëfimin e ish-të burgosurit Emin Sallahi, që ka vuajtur dënimet në këtë burg.
Ai rrëfen brutalitetin që kanë ushtruar serbët ndaj popullatës shqiptare në këtë burg, por edhe detaje të tjera të burgut.
Gjithashtu sjellim edhe qelitë në të cilat kanë qenë të burgosur, atdhetari Adem Demaҫi, dhe shkrimtari, e patrioti i njohur Ukshin Hoti.