Në Burojë të Skenderajt zbulohet lapidari përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati

11 gusht 2024 | 13:25

Në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar të dielën është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, anëtarja e Kuvendit Komunal, Besiana Thaçi, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve vendës dhe fshatrave përreth.

Kryetari Nura në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka lartësuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve mundësoi lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i…