Në çantat e konfiskuara në Ministrinë e Bujqësisë ishin gati 400 mijë euro

24 shkurt 2021 | 13:58

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit të kësaj agjencie, A.N.

Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës, ku nën pranga kanë përfunduar 12 persona.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

“Sot gjatë ditës nga drejtoria për Krime dhe Kundër-Korrupsion janë sekuestruar një shumë e madhe e parave, diku afër 400 mijë euro. Saktësisht ende nuk e dimë por sillen aty diku”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa…