Në Çikago do të nderohet krijimtaria letrare e shkrimtarit Visar Zhiti
Në Manifestimin “Dita e Lirisë”
Në Çikago, në organizim të organizatës “Car for Albania” dhe të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan (KSHA) në manifestimin kulturor “Dita e Lirisë” do të nderojnë jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit me shpirtin e dritës së lirisë, të demokracisë, të njeriut shqiptar, i burgosuri politik Visar Zhiti.
Për këtë manifestim kulturor në KSHA në Çikago thuhet se do të flitet për burgjet komuniste në Shqipëri dhe kalvari i botës intelektuale të kohës, nën prangat e regjimit komunist, që ngulfatnin frymën e njeriut shqiptar e ndalonin, e anatemonin artin e letërsisë me shkrimtarët, përmes “verdiktit ligjor” (sic!) të mbyllur brenda grillave të burgjeve.
Krijimtaria letrare dhe kronikat e jetës së shkrimtarit Visar Zhiti, tashmë kanë kaluar detin (term i De Radës) dhe janë bër pronë e lexuesve në Amerikë. Shkrimtari tashti merr frymë me mërgimtarët e të gjitha trojeve etnike, që fati dhe padrejtësitë historike (Kosova dhe hapësira etnike në RVM-së, në Mal të Zi, Preshevë, Bujanofc e Medevegjë i sjelli kendej Atlantikut në Amerikë.
Manifestimi kulturor “Dita e Lirisë” i pari i këtij lloji i organizuar për shkrimtarin desident me frymën e tij të rinisë në burgjet komuniste, Visar Zhiti, do të kulmojë me rastin e nënshkrimit të Proklamatës të nënshkruar nga Kryebashkiaku në Çikago, J. B. Pritzke, thuhet ndër të tjera në kumtesën e KSHA-së.
Manifestimi kulturor do të mbahet më 28 janar 2025 në Madison St. në Çikago, duke filluar në orën 6:00 të mbrëmjes.
Skënder KARAÇICA