Në Çikago është organizuar turnir në futboll “Diaspora Shqiptare 2018” në kujtim të Fadil Vokrrit
Në fushën e sportit të qendrës kulturore shqiptare në Çikago u zhvillua turniri në futboll “Diaspora Shqiptare 2018” në kujtim të legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Organizator i këtij manifestimi sportiv të lojës së futbollit i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare në Amerikë, ishte KF “Albanian Stars” në Çikago, që përmes lojës së bukur të futbollit disaherë është shpallur një nga klubet më të mira në Ligën Nacionale të Futbollit në shtetin e Ilinoisit.
Në fillim të këtij turniri në futboll me një minutë heshtje u nderua jeta dhe loja e futbollit të legjendës Fadil Vokrri, i cili njëherit ishte edhe përkrahës i madh për futbollistët kuq e zi “Albanian Stars” në Çikago, u tha në këtë manifestim sportiv që tash e tutje do të bëhet traditë për sportistët e shumtë shqiptaro-amerikanë në Çikago dhe më gjerë.
Turniri i lojës së futbollit në Çikago ishte i ndarë në dy grupe A-B, ndërsa në finale u takuan KF “Tirana” (Çikago) dhe KF “Dellogozhda” (Milwauke). Me lojën e bukur që bëri gjatë këtij turniri “Diaspora Shqiptare 2018” u shpall me merit KF “Tirana” nga Çikago.
Ndërsa golshënuesi më i mirë u shpall futbollsti i KF “Albanian Stars” Lati Ziba. (Skënder Karaçica)