Në cilat qytete të Kosovës pati më shumë votues deri në orën 11:00?

09 shkurt 2025 | 13:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votimet e sotme për zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 11:00 në votime dolën 169 mijë e 435 ose në përqindje 8.60.

Prishtina kryeson me 26 mijë e 353 votues, pasuar nga Ferizaj me 11 mijë e 660.

E treta komunë e cila renditet sipas daljes së qytetarëve në votime është Peja me 11 mijë e 410 dhe Prizreni me 10 mijë e 19 votues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“(Donald) Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi…