Në cilën anë është Hungaria? Orbani kapet me Zelenskyn

27 mars 2022 | 14:59

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje shteteve të NATO-s që ta rrisin mbështetjen ushtarake për vendin e tij, duke i paralajmëruar ata se objektivi i ardhshëm rus mund të jenë anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore, përfshirë Poloninë.

“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe nuk do të lejojë transferimin e armëve në Ukrainë”, ka thënë Viktor Orban dje, sipas zëdhënësit të qeverisë së tij, Zoltan Kovacs.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Budapesti ka pranuar refugjatë, por ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake dhe ka ndaluar transferimin e armëve vdekjeprurëse në të gjithë territorin e tij.

Orbani ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk ka kritikuar hapur presidentin Vladimir Putin dhe kundërshtoi fuqishëm sanksionet ndaj energjisë ruse.

“Dëgjo, Viktor, a e di se çfarë po ndodh në Mariupol?”, e ka pyetur Zelenskiy Orbanin, i cili ishte afruar më shumë me Kremlinin vitet e fundit.

“Përgjigja në pyetjen se në cilën anë është Hungaria është se Hungaria është në anën e Hungarisë”, ka shkuar  Orban në rrjetet sociale.

“Një herë e përgjithmonë, ju duhet të vendosni se në cilën anë jeni”, ka thënë =Zelenskiy në një video të transmetuar për liderët e BE-së të mbledhur në një samit në Bruksel.

Përveç kësaj, Zelenskiy i ka bërë thirrje Hungarisë, e cila është shumë e varur nga energjia ruse, ta pezullojë tregtinë me Moskën.

“Nëse mbyllim rubinetin e naftës dhe gazit, do të rëndojmë kostot e luftës në kurrizin e familjeve hungareze”, ka thënë Kovacs të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi nuk po kalon një moment të mirë te…