Në çka shpenzojnë qytetarët e Kosovës?
18 qershor 2023
| 18:08
Mbi 2.5 miliardë euro është vlera financiare që qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar për konsum, gjatë vitit 2022.
Pjesa më e madhe e këtij buxheti është shfrytëzuar për ushqim dhe pije joalkoolike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, gjatë vitit 2022, 1.398 miliard euro janë shpenzuar për ushqim dhe pije joalkoolike, për t’u pasuar nga shpenzimet për banim, në vlerë prej 354.5 milionë euro, e për transport janë shpenzuar 184.1 milionë euro.
Pas transportit, shpenzimet më të mëdha janë bërë për veshmbathje, në vlerë prej 148.3 milionë euro, e pas tyre për alkool dhe duhan, në vlerë prej 86.8 milionë euro.