NË DAÇ T’I SHTRIHESH I TËRI LIRISË
SHAIP EMËRLLAHU
NË DAÇ T’I SHTRIHESH I TËRI LIRISË
Si t’ua lexojmë kronikën e shikimeve
kur kokën mbani pas shpine
e atyre krahëve të lodhur të Padeshit
s’u jemi mbështetur
me të tilla plaçkamasakre
si t’ua lexojmë
ne që të afërmit dhe shtëpitë
i kemi në numër
dhe në ekran na duket
se është Bosnja a Vukovari i largët
mesjeta përsëritet
gjithmonë
me buzëvajë të Toplicës, Çamërisë…
gjithsesi me përgjigje të njëjtë
duhet shuar
ecja e lakmisë së passhpinës
në daç t’i shtrihesh
i tëri lirisë
(pranverë, 1998)
(Kjo është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)