Në dalje të Merdarit shkurtohen kolonat

22 gusht 2023 | 08:02

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, po vazhdon të jetë e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës, ndonëse mëngjesin e të martës ka filluar të bie ngadalë, fluksi i daljeve edhe në këtë pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare në faqen e sajë zyrtare ka bërë të ditur se sot, kolonat në Merdarë janë deri në 100 metra për të dalë nga Kosova. Sipas QKMK-së, në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova qytetarët, mëngjesin e sotëm, po presin deri në 30 minuta.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 30 minuta ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK-ja dhe AAK-ja kanë njoftuar se sot do të mbajnë…