Në dasmën e Luizit munguan nëna dhe motra e tij

07 maj 2023 | 08:09

Është kurorëzuar në martesë dashuria e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbëmjen e sotme. Çifti më i famshëm kanë zhvilluar ceremoninë e tyre në ambientet e Bashkisë së Tiranës, nga kryetari i saj.

Kiara zgjodhi që të marrë mbiemrin e partnerit dhe të dy thanë po.

Por, asnjë nga familjarët e Luizit nuk u pa në ceremoni, veç hallës së tij.

Nëna e Luizit u shfaq në gjysmëfinale e BBV për ta surprizuar të birin, por mungoi sonte në ditën e tyre të rëndësishme.

Kujtojmë se Kiara ka deklaruar më shumë se njëherë se ka raporte të mira me nënën e partnerit të saj dhe se janë takuar. Por moderatorja nuk ka folur asnjëherë për Ina Ejllin, motrën e Luizit, e cila ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale për rrugëtimin e të vëllait në BBV./albeu.com/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Kurti sot do të marrë pjesë në konferencën për…