Në Deçan hapet klubi i karatesë “Gëzim Dervishaj”
Në Deçan është hapur klubi i karatesë “Gëzim Dervishaj”.
Në hapjen e këtij klubi mori pjesë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, drejtorë të drejtorive komunale, sportistë dhe ish sportistë të dalluar, familjarë, profesorë dhe veteranë të luftës.
Klubi i karatesë mban emrin e dëshmorit Gëzim Dervishaj. Ai ishte student në Fakultetin e Kulturës Fizike, por ai më shumë se të gjitha e deshi lirinë.
Ky klub do të jetë në shërbim të të rinjve që duan të merren me sportin e karatesë.
Dëshmori Gëzim Dervishaj ka rënë dëshmor shumë të re. Pas vetes ka lënë babanë Shabanin, vëllezërit e motrat.
Pas rënies së dëshmorit familja Dervishaj është nderuar me mirënjohje të shumta për djalin dëshmor dhe nënën martire. Mirënjohje familjes së dëshmorit i kanë ndarë Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, komuna e Deçanit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Komanda e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” etj.
Gëzimi është përjetësuar në shumë libra e shkrime gazetash.
Emrin e këtij dëshmori e mban një rrugë e fshatit të tij të lindjes. Dëshmori Gëzim Dervishaj ka hyrë përjetësisht në jetën e lavdishme të kombit.