Në Deçan mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së aktorit të madh Xhevat Qorraj

24 gusht 2023 | 13:29

Sot në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së artistit të madh të kinematografisë shqiptare dhe teatrore, Xhevat Qorraj, i cili ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare.

“Jeta dhe veprimtaria e tij prej artisti, e njeriu të talentuar e punëtor do të jetë frymëzim e shembull për breza të tërë. Do e kujtojmë përjetësisht përmes roleve të tij të shumta në teatër dhe film dhe trashëgimisë që la pas në kulturën dhe artin tonë kombëtar”, ka thënë në fjalën e tij kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

May be an image of 1 person, dais and text

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, komunitetin artistik, kolegët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën! “Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka thënë Ramosaj.

May be an image of 11 people

May be an image of 3 people, people studying, clarinet and oboe

May be an image of 4 people and text

May be an image of 5 people

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një person…