Në Deçan promovohet libri i Fetnete Ramosajt
12 shtator 2019
| 08:41
Në Deçan do të promovohet libri i autores së ndjerë Fetnete Ramosaj i titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në zonën operative të Dukagjinit”.
Ky libër përmban dokumente dhe raportime nga lufta e zhvilluar gjatë viteve 1998-1999.
Në këtë promovim që mbahet sot në Asamblesë komunale të Deçanit me fillim prej orës 11:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Fetnete Ramosaj vdiq më 5 prill të këtij viti.
Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë si dhe pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.