Në Diasporë jetojnë rreth 966,344 banorë jorezident të Republikës së Kosovës

15 janar 2021 | 00:04

Shkruan: Isa Krasniqi


Meqenëse debati për Diasporën në Republikën e Kosovës është në kulmin e tij, do të përpiqem të ofroj të dhëna shumë interesante në aspektin demografik të popullsisë në Diasporë.

Bazuar në të dhënat e ASK-së në publikimin “Migarcioni Kosovar”, me bazë Regjistrimin e Popullsisë 2011, numri i popullsisë jorezidente me prejardhje nga Kosova del të jetë 703,978 persona.

Për të llogaritur numrin e përafërt të kontigjentit jorezident të Republikës së Kosovës, pra numrin e përafërt të popullsisë me prejardhje nga Republika e Kosovës, duhet bazuar në Bilacin e migrimit nga Kosova ndër vite dhe shtimin natyror të kësaj popullsie jorezidente të vendit tonë, që jeton gjithandej në Diasporë.

Për sqarim, Bilanci i migrimeve paraqet numrin e popullsisë së larguar jashtë Kosovës duke zbritur me numrin e popullsisë që janë kthyer apo i kanë kthyer në Kosovë.

Tabela e më poshtme paraqet Bilancin e migrimeve nga viti 2011 deri në vitin 2019, sipas Vlerësimeve të Popullsisë nga Agjensia e Statistikave të Kosovës, nga viti 2011 deri në vitin 2019.

Viti              Bilanci i migrimeve

2011                    -2081

2012                    -3402

2013                   -16381

2014                   -39609

2015                    -55609

2016                    -8940

2017                    -5431

2018                   -21402

2019                   -28845

Gjithsejt:              181700

Pra, numri i vlerësuar i popullatës me prejardhje nga Republika e Kosovës me bazë në vitin 2011 ishte 703,978, ndërsa Bilanci i migrimeve deri në fund të vitit 2019 (pasi ASK-ja ende nuk ka bërë vlerësim për vitin 2020) sipas tabelës së më sipërme del të jetë 181,700. Deri tash numri total i popullsisë deri në fund të vitit 2019 del të jetë  703,978 + 181,700 = 885,678 që jetojnë në diasporë.

Por, në këtë rast duhet ta llogarisim edhe shtimin natyror të kësaj popullsie sipas viteve, për ta shtuar në totalin e popullsisë jorezidente të Republikës së Kosovës, apo në Diasporë. Këto janë kalkulime të zorshme por matematika e bënë këtë të mundur.

Shtimi natyror i përafërt në Diasporë sipas llogaritjeve del të jetë 80,703 persona jorezident të Republikës së Kosovës, për periudhën 2011-2019.

E cilësuam shtim natyror të përafërt, sepse bazuar në lëvizjen e raporteve të popullsisë rezidente dhe jorezidente, rezultati mund të merret vetëm me përafrim, sepse nuk ka të dhëna të sakta të shtimit natyror në Diasporë për momentin.

Duke përllogaritur tash edhe shtimin natyrorë të Diasporës sonë, gjejmë përafërsisht numrin e popullsisë së Diasporës së Republikës së Kosovës.

Pra, 885,678 + 80,703 = 966,344 popullsi jorezidente e Republikës së Kosovës, që jeton në Diasporë.

Keni parasysh që këto të dhëna janë vlerësime të përafërta nga ana ime, sepse janë të bazuara në të dhëna të vlerësuara dhe në burime jo të mjaftueshme, me një prerje të periudhës që nga viti 1969, që është krejt normale për të pasur mospajtime, si për mbinumrim ashtu edhe për nënnumrim të numrit të popullsisë në Diasporë.

Pra, llogaritjet në bazë të disa burimeve që kemi bërë më lartë, tregojnë se kemi popullsi jorezidente të madhe jashtë vendit. Bazuar në disa burime që unë posedoj, si dhe në Freskimin e Qarqeve Regjistruese, del se numri i popullsisë rezidente në Republikën e Kosovës të jetë në mes të numrit 1 milion e 500 mijë banorë dhe numrit 1 milion e 600 mijë banorë. Megjithatë, këtë do ta thotë përfundimisht Regjistrimi i ardhshëm i Popullsisë në Republikën e Kosovës.

Por, duke u bazuar në të dhënat zyrtare, nga Vlerësimi i Popullsisë 2019 (mungojnë të dhënat zyrtare për vitin 2020, pasi ato duhet të publikohen jo më largë se Qershori 2021), gjejmë pjesëmarrjen apo përqindjen e popullsisë së Diasporës deri në vitin 2019, në raportin e popullsisë rezidente dhe jorezidente dhe në raportin e të dyjave bashkë.

Pra në Diasporë jetojnë 966,344 banorë jorezident të Republikës së Kosovës, ose 54% në krahasim me numrin e popullsisë rezidente të Republikës së Kosovës.

Apo, në Diasporë jetojnë 966,344 banorë jorezident të Republikës së Kosovës, që është 35.2% e totalit të popullsisë rezidente dhe jorezidente e Republikës së Kosovës

Për sqarim të fundit, llogaritjet janë personale duke u bazuar në të dhënat e më poshtme dhe rezultatet e mia në këtë paraqitje nuk janë zyrtare.
https://ask.rks-gov.net/media/1379/migrimi-kosovar-2014.pdf?fbclid=IwAR2wDB221kW4XdzzNaznpsTXhXILrvo5NC-q0wjxp3S5a1QSojaWNGGfh3A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferat Shala, ish-deputet i PDK-së, ka thënë se në të…