Në ditëlindjen e Nait Hasanit, Bajrush Xhemajli: Këtu e 42 vjet më parë kam nderin që të jam bashkudhëtar i tij
Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani në ditëlindjen e tij të 60-të, së bashku me familjen e tij ka organizuar një festim me shokët të burgut, miq e bashkëpartiak. Në emër të ish të burgosurve politik, Naitit ia ka uruar ditëlindjen Bajrush Xhemajli.
Urimi i plotë i Xhemajlit:
Të nderuar shokë, miq e dashamirë të Naitit, ju përshëndes të gjithëve në emër të shokëve të burgut të cilët më autorizuan të dal këtu. Është kënaqësi t’u përshëndes në ditëlindjen jubilare të Naitit, ku sot i ka mbushur 60 vjet.
Me Naitin u takuam që në rini, në Burgun e Prizrenit, ku sapo i kishte mbushur 18 vjet dhe që atëherë rrugëtuam bashkë në realizimin e idealeve të cilat edhe na bashkuan. Këtu e 42 vjet më parë. Kam pasë nderin që të jam bashkëudhëtarë i tij, ani se ky rrugëtim vërtet qe tejet i vështirë.
Kishim aq sprova të rënda e të vështira sa shumë herë ishim para dilemës hamletiane të jesh, o të mos jeshë. Në shumë nga sfidat e Naitit, kam qenë dëshmitarë për të parë se, Naiti, ka qëndruar gjithëherë vertikalisht, pavarësisht se jeta i rrezikohej.
Naiti ishte shok i idealit në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse shumë herë edhe rrezikoi edhe jetën e tij për shokë. Pikërisht në këtë mision të shpëtimit të shokëve edhe u plagosë në Dubravë.
Duke qenë kështu i dëshmuar në jetë edhe shokët i besuan misionin më të rëndësishëm e më të vështirë: të Udhëheqë Shtabin e parë Qëndror të UÇK, bashkë me Dajën-Azem Sylën, Xheladin Gashin dhe Xhavit Halitin.
Për mua, ashtu siç e kam thënë edhe disa herë publikisht, Nait Hasani është Hero! E tërë jeta e Naitit ishte veprimtari e pandërprerë në luftën për çlirim, përpjekjet për shtetformim e shtetndërtim.
Edhe tani, është para një sprove për të kontribuar në shtetndërtimin e Republikës sonë: është kandidat për deputet në Parlament. Se a do të kalojë këtë sprovë varet prej ne miqve këtu, e më gjerë, e që, unë, nuk e vej në dyshim.
Gëzuar e shëndet dhe rrofsh sa maket e Shqipërisë Nanë, me të gjitha të mirat në jetë, shoku ynë i dashur Nait!
Gëzuar Ditëlindja e suksese drejt Fitoreve të radhës!