Në ditën e çlirimit të Drenasit, Ganimete Musliu viziton bashkëshorten e Jakup Krasniqit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka vendosur që në Ditën e Çlirimit të komunës së Drenasit ta vizitojë bashkëshorten e Jakup Krasniqit, Sevdijen.
“Një takim sa i bukur aq edhe emocional me Sevdien, shoqen e jetës së Jakup Krasniqit. Në ditën e çlirimit të Drenasit, nuk mund të mos e kujtojmë njeriun meritor, patriotin e pakompromis, zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë që edhe sot mbron stoikisht luftën dhe sakrificën e kombit të vet, Bacën Jakup. Lufta e Bacës Jakup dhe shokëve dhe shoqeve të tij është kryefjala e historisë shqiptare. Në këtë fakt do të thyhet çdo propagandë e ulët dhe antikombëtare. Urojmë që ditën e ardhshme të çlirimit Baca Jakup dhe shokët e tij të festojnë bashkë me familjet e tyre”, ka shkruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.