Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, Rama viziton muzeun Ataturk

07 janar 2021 | 12:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Turqi ka vizituar në Muzeun Ataturk ku është pritur me ceremoni.

Ceremonia i la vend takimit të djeshëm të dy delegacioneve ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Më e rëndësishmja krijimi këshillit të bashkëpunimit strategjik të cilën Rama dhe Ergodan zgjodhën ta vulosnin vetë.

“Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap që hodhëm sot do ta mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në çdo fushë”, ka thënë Erdogan.

Bashkëpunimi mes dy vendeve do shtrihet edhe në luftën kundër terrorizmit, për të cilin presidenti turk kishte një kërkesë specifike.

“Ne bashkë me autoritet shqiptare dakortësohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne s’do lejojnë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende”, është shprehur Rama.

Krahas ndërtimit të 522 njësive të banimit Edi Rama vendosi një bast të ri me Erdogan, atë për ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të…