Në ditën e Fitër Bajramit u gjobitën 15 lokale të gastronomisë në Prishtinë

14 maj 2021 | 16:46

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID-19 në festen e Fitër Bajramit.

“Mbrëmë në Regjionin e Prishtinës janë shqiptuar 15 gjoba për lokale të gastronomisë, një numër i tyre në pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës, të njëjtat janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës” tha zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçi për KlanKosova.tv

Organizimet festive me grumbullim të njerëzve janë te ndaluara në të gjithë botën për shkak të pandemisë Covid-19.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se si 18 elefantë të…