Në ditën e lindjës së Bacës Adem Demaçi
Që nga viti 1958, kur burgoset për herë të parë, nuk ka edhe një njeri të vetëm, të cilit i është përmendur emri si Bacës Adem Demaçi. E kam fjalën për shqiptarët në Kosovë. Përgjithësisht për ata të Shqipërisë së këndej Drinit.
Prandaj, duke qenë shembull qëndrese, që nga viti 1968 e deri në ditë çlirimi, nuk ka asnjë demonstratë të vetme në Kosovë dhe në mërgatë ku nuk është brohoritur fuqishëm emri i tij. Grupe dhe organizata të shumta politike atdhetare, janë formuar dhe kanë vepruar duke pasë si frymëzim dhe udhëheqje pikëpamjet e tij politike kombëtare.
Po të mos kishim një Demaç, shumë vështirë do të ishte t’i kishim të 68-tën, 81-tën, 89-të, 90-tën, 97-tën me vetë UÇK-në, si dhe qershorin e 99-tës e 17 shkurtin e 2008-tës!
Falenderues dhe mirënjohës për gjithçka që bëri për kombin!
Lulëzim Etemaj