
Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit, Gjakova promovon librin “Memorie dhe Traumë”
12 janar 2024
| 17:45
Në Ditën e Përkujtimit të viktimave të Gjenocidit të kryer gjatë luftës nga Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë, të hënën, më 15 janar 2024, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e mbështetur nga Komuna e Gjakovës, e promovon në Bibliotekën e qytetit projektin “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-99 në letërsinë shqipe në Kosovë”, të autorës Blerina Rogova Gaxha.
Promovimi fillon në ora 11.00.