Në ditën e të dashuruarve, Ambasada e ShBA-së u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen  

14 shkurt 2022 | 11:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka bërë një thirrje të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo ambasadë, në ditën e të dashuruarve u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Javën e kaluar ShBA-ja ka dhuruar edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, programit të UNICEF-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

Duhet përkujtuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar mbi 600 raste të reja me koronavirus ndërsa janë mbi 12 mijë raste aktive në gjithë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
41 vjeçarja u pa bashkë me të dashurin 28 vjeçar…