Në Ditën e Veteranit, Shala publikon video nga lufta para betejës në Grykën e Llapushnikut

30 dhjetor 2024 | 13:23

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka publikuar një video nga lufta, me rastin e Ditës së Vetetrantit të UÇK-së.

Ai ka thënë se në këtë ditë kujtojnë të gjitha që u ngritën në këmbë për lirinë e Kosovës.

“Sot, në Ditën Veteranit të UÇK-së, figurës emblematike të lirisë, kujtoj të gjithë ata që mposhtën frikën në momentin e kthesës për ne dhe që bashkë u ngritëm në këmbë për lirinë e Kosovës. Respekt e nderim për luftëtarët e Grykës së Llapushnikut e të fshatrave përreth për sakrificat dhe trimërinë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Shkrimi i tij:

Video lufte, e cila më ktheu në kohë atë ditë të 9 majit 1998. Në këtë shtëpi po bëhej dasmë. Po martohej në luftë djali i heroit Imer Krasniqi nga Carralluka e Malishevës. Për dy javë rresht, me bashkëluftëtarët kishim fituar shumë beteja përgjatë rrugës që lidhte Prishtinën me Pejën, më saktësisht te Gryka e Llapushnikut. Atë ditë, e kishim kurorëzuar me një betejë të madhe të fituar, duke e mbyllur edhe fizikisht, me barrikada, Grykën e Llapushnikut.

Nga kjo fitore, shkuam me disa bashkëluftëtarë në dasmën e djalit të Imerit dhe ndamë gëzimin me ta, për dasmën dhe për fitoret në luftë, me besimin se, në këto troje, liria po vinte dhe se fitoret në luftë, si edhe dasmat në kohë aspak të lehtë, ishin mesazhi se jeta do të vazhdonte në atdheun tonë, ashtu siç e kishim ëndërruar ne dhe paraardhësit tanë, të lirë e të pavarur.

Sot, në Ditën Veteranit tē UÇK-së, figurës emblematike të lirisë, kujtoj të gjithë ata që mposhtën frikën në momentin e kthesës për ne dhe që bashkë u ngritëm në këmbë për lirinë e Kosovës. Respekt e nderim për luftëtarët e Grykës së Llapushnikut e të fshatrave përreth për sakrificat dhe trimërinë për lirinë e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…