Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, protestojnë grekët
01 maj 2020
| 10:53
Grupe të sindikatave të ndryshme në Greqi kanë filluar sot protestën. Si çdo vit, sindikatat në drejtimin e Partisë Komuniste protestuan për të drejtat e punëtorëve në sheshin Sindagma. Masat anti covid nuk e penguan protestën, e cila u zhvillua nën masa të distancimit social.
Protestuesit kërkuan mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe kushte më të mira për ta. Ata kërkuan lehtësim të masave shtrënguese dhe anulim të disa ligjeve që kanë kaluar në parlament kohën e fundit që, sipas komunistëve grekë, shkelin të drejtat e klasës punëtore.
Ata akuzuan sistemin kapitalist për pasurim të padrejtë në kurriz të punonjësve.