Në Drenas mbahet konferencë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Grupi punues për hartimin e planit komunal për mbrojtjen e drejtave të fëmijëve në Komunën e Drenasit në bashkëpunim me shoqatën “Shpresa” dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF), është duke implementuar projektin “Kontribuimi në përmirësimin e situatës së fëmijëve të cenueshëm në Komunën e Drenasit”.
Ky projekt është përkrahur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), në kuadër të projektit “Mbrotja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Grupi punues për hartimin e planit komunal për mbrojtjen e drejtave të fëmijëve në Komunën e Drenasit, nëpërmjet një konference ka prezantuar të gjeturat kryesore dhe rekomandimeve të dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijëve 2.0.
Gjithashtu ky grup ka prezantuar të arriturat e Komunës së Drenasit në këtë lëmi, të cilat të arritura janë vlerësuar shumë pozitive nga ana e përfaqësueseve të SDSF-së dhe KOMF-it.