Në Drenas, pesë të plagosur me armë zjarri
17 shkurt 2018
| 17:55
Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri si pasojë e një zënke mes dy grupesh në Drenas.
Rastin e ka konfirmuar për “KlanKosova”, Bajram Krasniqi nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë.
Sipas Krasniqit, dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Përveç të plagosurve me armë zjarri edhe një person tjetër raportohet të jetë lënduar rëndë nga sulmi me mjete të forta.