
Në Drenas shënohet Dita Botërore e Hipertensionit
18 maj 2018
| 16:31
Me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Hafir Shala” në Drenas ka organizuar aktivitete parandaluese të kësaj sëmundje në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Në aktivitetet që janë mbajtur për parandalimin e sëmundjes së hipertensionit, janë dhënë këshilla për mënyrën e drejtë e të ushqyerit, aktiviteteve fizike, është bërë matja e tensionit, matja e peshës trupore dhe matja e glikemisë së kalimtarëve të rastit.