Në Drenas vidhen panelet solare në vlerë prej 4.000 eurosh
14 janar 2021
| 12:27
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur panelet solare në vlerë prej rreth 4.000 mijë euro në fshatin Arllat të Drenasit.
“Personi i dyshuar se ka kryer vjedhjen duke i marrë paletet solare dhe duke mos i kthyer më, është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.