Në Drenoc shënohet 24-vjetori i daljes në skenë të UÇK-së

26 prill 2022 | 12:29

Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 24-vjetori i daljes në skenë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.

24 vjet më parë ishte formuar shtabi i tretë publik në nivel te Kosovës, pas atij në Drenicë dhe Dukagjin.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë ish-pjesëtarë të UÇK-së, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve si dhe figura të tjera nga institucionet lokale.

Pjesëmarrës ishte edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, që bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, para manifestimit kanë bërë homazhe tek përmendoret e të rënëve në luftën e vitit 1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…