Në Düsseldorf të Gjermanisë promovohet, Libri, GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN”, nga Nuhi Bytyçi
Në qytetin Dyzeldorf të Gjermanisë, në prezencën e auditorit të gjerë e të zgjedhur, në Klubin e Biznesit, u bë promovimi i Librit, GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN”, i gazetarit Nuhi Bytyçi, botuar nga Shtëpia botuese Armagedoni në Prishtinë.
Në Düsseldorf të Gjermanisë, në ambientet e Klubit të Bizneseve, është promovuar GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN”, i gazetarit e publicistit Nuhi Bytyçi.
Evenimentin kulturor promovues e drejtoi diplomati shkrimtari Pal Sokoli, i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në realizimin e librit, që përmbanë një histori të begatë kombëtare, gjatë katër dekadave të fundit.
Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së Martin Çuni foli për vlerat e librit, i cili është kontribut kombëtar i akademik Zajmit.
Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjeëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.
Pas promovimit të librit, GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN”, është zhvilluar bashkëbisedim me autorin.
Libri, GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN”, u tha se shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin fundit.
Halil Rrustemaj