“Ne e pranojmë Kosovën si shtet të pavarur”
22 shkurt 2018
| 09:29
Ministri austriak i Mbrojtjes, Mario Kunasek, ka vizituar të mërkurën kontigjentin austriak të KFOR-it në Kosovë.
Atje ai tha se pozicioni i Austrisë është i qartë, domethënë Vjena zyrtare e pranon Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Klan Kosova.
Kunasek iu tha gazetarëve se deklarata e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache për të përditshmen serbe “Politika” se “Kosova është pjesë e Serbisë”, rrezikon rreth 440 pjesëtarë të ushtrisë austriake në KFOR.
Kjo deklaratë e zëvendëskancelarit austriak kishte ngjallur reagime të shumta.