Në emër të Zotit kërkon 54 milionë dollarë për blerjen e një aeroplani (Video)

30 maj 2018 | 17:34

Një televangjelist nga Nju Orleans, i njohur si predikues ungjillor i Kishës së Prosperitetit, ka një plan të jashtëzakonshëm.

Ai u ka kërkuar ndjekësve të tij nga mbarë bota që t’i dërgojnë atij donacione për ta blerë një aeroplan privat prej 54 milionë dollarësh.

Predikuesi fetar, Jesse Duplantis, përmes një videoje pesëminutëshe të postuar javën e kaluar, ka kërkuar një aeroplan “Dassault Falcon 7X” të ri.

“Unë vërtet besoj se nëse Jezusi do ishte fizikisht në Tokë sot, ai nuk do të hipte mbi gomar. Ai do të ishte në një aeroplan për ta predikuar Ungjillin në mbarë botën”, ka thënë ai.

Duplantisi ka bërë me dije se në lidhje me këtë kërkesë të tij “ka diskutuar edhe me Perëndinë”!

Sipas tij Perëndia i ka thënë atij në mënyrë të qartë: “Unë dua që të më besosh për një ‘Falcon 7X’”.

Nëse realizohet “kërkesa dashamirëse e Perëndisë për predikuesin”, ky do të ishte aeroplani i katërt privat për Duplantis.

Gjithashtu “Në emër të Perëndisë’, ai në vitin 1994 kishte blerë një aeroplan, pastaj një tjetër në vitin 2004, kurse të tretin në vitin 2006.

https://www.youtube.com/watch?v=9rB2VDq8c2A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle dhe inspektime në 28…