Në epokën digjitale, faqet zyrtare të partive politikë në Kosovë ngjasojnë më ato të vendeve komuniste

08 nëntor 2024 | 12:05

Shkruan: Astrit Gashi, gazetar

Vizita në faqet zyrtare të partive kryesore në Kosovë, si Vetëvendosje (VV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), etj, tregon një problem të theksuar: mospërditësimi i përmbajtjes, mungesa e dokumenteve kyçe dhe qasja e ngurtë që krijon një atmosferë të epokës së komunizmit, ku përqendrimi është kryesisht te lideri dhe jo te programi apo strategjitë konkrete. Ky është një kontrast i madh me qasjen që partitë politike në një vend demokratik duhet të kenë për të tërhequr dhe angazhuar qytetarët, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.
Përmbajtja e papërditësuar dhe mungesa e qartësisë në faqe e japin përshtypjen se këto parti nuk kanë programe të mirëpërcaktuara apo struktura të organizuara të komunikimit. Një faqe zyrtare e mirëmbajtur dhe e përditësuar është pasqyrë e organizimit të partisë dhe tregon përkushtim ndaj transparencës dhe lidhjes me publikun. Publikimi i dokumenteve kyçe, si statutet, programet dhe strategjitë, është jo vetëm një kërkesë ligjore, por edhe një mjet i rëndësishëm për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të forcuar ndjenjën e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.
Në një epokë të komunikimit digjital, partitë politike në Kosovë duhet të përqendrohen më shumë në profesionalizmin e tyre digjital. Përditësimi i rregullt i informatave, qasja e lehtë dhe dizajni i qartë janë elemente thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e qytetarëve. Pa këto elemente, rrezikohet të krijohet përshtypja se partitë janë të prapambetura dhe të shkëputura nga realiteti dhe nevojat e qytetarëve të tyre.
Me ketë qaje dhe me migrim të madh të popullsisë në zgjedhjet e 9 Shkurtit nuk do dalin më shumë së 30% e popullsisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë skuadrat që do të kualifikohen automatikisht nga faza e…