Në Evropë nuk e duan, por Corinthiansi ‘ëndërron’ Ronaldon

04 gusht 2022 | 15:45

Klubet e mëdha të Evropës e kanë “braktisur” Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por nuk dëshiron të qëndrojë më në “Old Trafford”.

Portugezi kërkon një ekip që garon në Ligën e Kampionëve, por deri tani nuk po ia del të sigurojë asnjë akord. Ndërkohë, Ronaldon e ëndërron Corinthians. Presidenti i klubit brazilian, Dulio Monteiro Alves fton portugezin t’i bashkohet skuadrës së tij.

“Në ëndërrojmë, sepse jemi Corinthians. Këtu kemi Willian dhe Renato Augusto. Në futboll gjithçka është e mundur, unë e kam detyrim të bëj më të mirën time për Corinthiansin. Po provojmë të marrim Cristiano Ronaldon. Për momentin nuk po bisedojmë, thjesht po monitorojmë situatën dhe jemi vigjilent. Imagjinoni që papritmas të ndjeni dëshirën të luani në Brazil… ”, ka deklaruar presidenti i klubit nga Sao Paulo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhelal Sveçla ministër i Punëve të Brendshme, ka njoftuar se…