Në familjen kosovare Pashkë e Bajram, njeri vëlla katolik tjetri mysliman (VIDEO)
12 maj 2019
| 22:29
Bashkëjetesa në mes feve tek shqiptaret është model për gjithë popujt e botës.
Argumenti me i fortë i kësaj është kur në një familje kosovare jetoni dy vëllezër, njeri i konfeksionit katolik e tjetri mysliman, e kur për një ditë shënonin Pashkët dhe Bajrami, e të dy i festonin bashkë.
Afërsisht 90 vite me parë njëri prej 2 vëllezërve të familjes Berisha nga Llugagjia e Pejës, kalon në fenë islame, dhe siç tregohet nga banoret e fshatrave të lugut Baranit, kishte ndodhe që për një ditë të shënonin Pashkët e Bajrami, e të dy vëllezërit i festuan bashkë të dy festat, transmeton “Klan Kosova”.
Banorëtë e këtij fshati tregoni për historinë dhe bashkëjetesën vëllazërore e fetare nder vite deri me sot.
https://www.youtube.com/watch?v=v8bwCEyHUi4