Në fazën e dytë qytetarët mund të lëvizin katër orë në ditë, një orë më shumë
15 maj 2020
| 18:15
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media ka thënë se me nisjen e fazës së dytë, më 18 maj, do të shtohet edhe një orë më shumë për lëvizjen e qytetarëve.
“Në fazën e dytë do të ketë kufizim të lëvizjeve por do të shtohet një orë. Dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së fundit të kartës së identitetit”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka theksuar se me nisjen e fazës së dytë duhet të ngritët edhe më shumë niveli i vetëdijes së qytetarëve për të luftuar pandeminë Covid-19.
(Q.R / Epoka e re)