Në fazën e dytë të tranzicionit të FSK-së parashihet forcimi i kësaj force me armatim

15 dhjetor 2020 | 10:39

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, ka bërë me dije se në fazën e dytë të tranzicionit të FSK-së do të fillojnë ngritjen e kapaciteteve me mandat dhe mision të ri të kësaj force, duke u bazuar në ligje dhe në obligimet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka treguar se faza e parë e tranzicionit të FSK-së pritet të përmbyllet në fillim të vitit të ardhshëm, për të filluar pastaj me fazën e dytë të tranzicionit që, sipas tij, është më sfiduese dhe më komplekse.

Në pyetjen se faza e dytë e tranzicionit, a parasheh edhe armatim më të madh për FSK-në?, gjeneral Rama ka thënë se parashihet edhe forcimi me armatim. “Ne edhe në pjesën e parë të tranzicionit kemi marrë disa furnizime që bazohen në ngritjen e kapaciteteve të reja. Kemi marrë disa automjete taktike. Një pjesë e sistemit të armatimit ka ardhur dhe pritet të vijë sërish. E thashë edhe më herët, faza e dytë e tranzicionit do të jetë më komplekse dhe më sfiduese. Janë edhe disa kontrata që janë nënshkruar në këtë drejtim. Ne kemi edhe një përkrahje të jashtëzakonshme nga partnerët tanë, sidomos ata strategjikë”, ka thënë komandanti i FSK-së.

Gjeneral Rama ka thënë se i kanë tejkaluar pritshmëritë sa i përket realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së.

Plani i tranzicionit të FSK-së po zbatohet me parametra pozitivë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është duke vazhduar puna…