
Në Ferizaj gjendet e vdekur një shtetase e Bosnjës
04 prill 2022
| 10:21
Një grua, shtetase e Bosnjës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Rasti ka ndodhur më datë 03.04.2022 rreth orës 20:00, në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekoligjor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.