‘Në Ferizaj, me miq e bashkëluftëtarë, për fitoren e PDK-së dhe presidentit Trump’

21 janar 2025 | 17:17

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka postuar fotografi në një ndeje më miq shqiptaro-amerikane në Ferizaj.

Ai ka thënë se ky organizim në qytetin simbol të miqësisë shqiptaro-amerikane në Ferizaj, së bashku me miq e bashkëluftëtarë, afaristë, mjek, familjarë të dëshmorëve etj, përveç përkushtimit dhe organizimeve për të siguruar fitoren e PDK-së, me një dolli të përbashkët shënuan edhe marrjen e detyrës nga presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ky ishte një moment domethënës që ndërthurte përkushtimin politik me vlerat tona të përbashkëta për liri dhe demokraci. Një moment i veçantë dhe emocionues ishte dhurata simbolike me vlerë të jashtëzakonshme që më bënë nikoqirët e këtij takimi, vëllezërit e armës, Alben Eshrefi, Fatmiri Reshani dhe Luan Jahiri nën kryetari i OVL/UÇK- dega Ferizaj, një kombinim unik i shqiponjës dykrenare me simbolin e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo dhuratë nuk është vetëm një shenjë respekti, por një dëshmi e peshës historike që mbartin idealet për të cilat luftuam së bashku. Ajo përfaqëson lidhjen e pathyeshme mes kombit shqiptar dhe frymës së lirisë që buron nga miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konfirmimit në Senat, Marco Rubio është betuar sot (e…