
Në Ferizaj policia bastisi dy shtëpi, gjen një pistoletë me pesë fishekë
16 shtator 2018
| 13:04
Në Komunën e Ferizajt nga njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me pesë fishekë.
Sipas Policisë së Kosovës nuk raportohet për të arrestuar, por me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
/Epoka e re/